Era karakteristike e shiut nuk vjen thjesht nga toka e lagur. Sipas një studimi të fundit era që pason menjëherë shiun vjen nga bakteret që e emetojnë atë për të tërhequr insektet. Që në vitet ’60 janë bërë studime për këtë dukuri që lidhet me shiun dhe era e tokës së sapolagur nga shiu quhet geosmin, por vetëm tani është dhënë shpjegimi për burimin e saj.
Sipas studimit shumë kafshë, njësoj si njeriu, janë të lidhura dhe tërhiqen nga kjo erë që provokohet nga bakteret e familjes Streptomyces. Nga kjo familje vijnë bioprodukte të njohura që janë baza e shumë antibiotikëve, antimykotikëve dhe barnave antikancerogjene. Gjithçka që prodhohet në këtë kuadër merret nga një një përqindje e vogël e familjes së këtyre baktereve që përbëhen nga më shumë se 500 specie.
Studimi konfirmon se specie evoluojnë në harmoni apo paralel me njëra-tjetrën për të formuar një marrëdhënie simbiotike. Era e geosminit tërheq shumëkëmbëshit që hanë bakteret dhe kështu përhapin sporet bakteriale larg, duke siguruar kështu mbijetesën e species.