MENU
klinika

Statistikat

Messi apo Ronaldo, kush është mbreti?

02.08.2020 - 17:36

Të tjerët mund të thyejnë ndonjë rekord, ose mund të jenë për pak në qendër të vëmendjes, por dua apo nuk duam, ata ende mbeten në piedestal, me trofe personal apo ekiporë. Cristiano Ronaldo kundrejt Lionel Messit, cili është “mbreti”?

Kjo pyetje, që krahason yllin portugez dhe argjentinas, ka mbizotëruar mendjet e tifozëve të futbollit kudo për dekadën e kaluar; do të vlejë edhe në të ardhmen. Besnikëria ndaj klubit dhe kombëtares mund të mbështesë gjykimin mbi këtë çështje, ndërsa personaliteti, gjithashtu, luan një rol në atë se sa i mirë vlerësohet një lojtar.

“Goal” ka hedhur një vështrim statistikor të këtij dueti të jashtëzakonshëm, duke i vendosur kokë më kokë, në mënyrë që të mund të armatoset plotësisht me fakte dhe t’i japë përgjigje sa më shterruese dhe objektive pyetjes së përjetshme, të ngritur më lart.

Ronaldo ka shënuar më shumë gola në rang klubesh se sa Messi, por duhet theksuar se ylli i Juventusit përfiton nga fakti se ka luajtur dy sezone më tepër se argjentinasi, deri tani. Secili prej tyre ka shënuar jashtëzakonisht shumë, mbi 630 gola në nivel klubi, gjatë karrierës së tyre, deri më tani.

Ndërsa Ronaldo ka më shumë gola në total, aktualisht, Messi ka avantazhin në aspektin e efikasitetit, me një mesatare të sezonit më të mirë (35-40 gola), pasi ka regjistruar shifrën më të lartë në sezonin 2011-2012, prej 73 golash.

Kulmi i CR7, në sezonin e tij më të mirë ishte 61 gola, më 2014-2015. Ai e tejkaloi shifrën e 50 golave çdo sezon, për gjashtë vite, midis 2010-2011 dhe 2015-2016. Është interesant fakti se, ndërsa shuma e golave sezonalë të Ronaldos ka rënë disi në vitet e fundit, ai nuk arriti ta thyejë kuotën e 30 golave më 2018-2019, gjatë sezonit të tij të parë te Juventusi. Nga ana tjetër, Messi ka qenë i qëndrueshëm në këtë drejtim.

Kur bëhet fjalë për asistet, Messi është shumë më i mirë se Ronaldo. Fakti që argjentinasi krijon kaq shumë gola, si edhe shënon vetë, është një referencë e madhe kur vendoset se cili lojtar është “mbreti”. Ronaldo futet në skenë me pjesën e tij të drejpërdrejtë, duke shënuar vetë. Ndryshimi mes të dyve për asistet është i qartë.

Ylli i Portugalisë, Ronaldo, ka shënuar më shumë gola dhe ka më pak paraqitje me kombëtaren, ndërsa Messi mund të pretendojë se ka shkuar më larg, pasi ka arritur në finale të Botërorit me Argjentinën, në vitin 2014.

Sulmuesi i Barçës fitoi “Topin e Artë” gjatë këtij Botërori, pavarësisht se dështoi në finale, kundër Gjermanisë. Ronaldo me Portugalinë ka shkuar më së shumti në gjysmënale, Botërorin 2006, kur u mundën nga Franca, përpara se të humbnin “play-off”-in e vendit të tretë kundër Gjermanisë.

Ronaldo dhe Messi kanë rekorde të ngjashme në nivelin ndërkombëtar, megjithëse portugezi krenohet me shifra më të mëdha, pjesërisht sepse karriera e tij te Portugalia (ekipi i parë) nisi dy vite para Messit tek Argjentina.

Ronaldo e theu rekordin e Ali Daei me 109 gola ndërkombëtarë dhe mund të shndërrohet në golashënuesin më të mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave përpara se “t’i varë këpucët në gozhdë”.

Messi është një rrugë e gjatë prapa Ronaldos në këtë drejtim, megjithëse ka krijuar distancë si golashënuesi më i mirë i Argjentinës i të gjitha kohërave, duke tejkaluar Gabriel Batistuta.

Messi dhe Ronaldo kanë trofe shumë të ngjashëm, por argjentinasi kryeson, kur bëhet fjalë për titujt e ligës, pasi e ka fituar La Liga-n 10 herë me Barcelonën. Ronaldo ka 7 tituj në ligë, por ndryshe nga argjentinasi, ai mund të pretendojë se e ka fituar titullin në tri kampionate (vende) të ndryshme (Angli, Spanjë dhe Itali); diçka që i rrit shanset e tij për kurorën e “mbretit” në sytë e disave.

Ronaldo ka një avantazh ndaj Messit në Ligën e Kampionëve, kompeticioni i tij i dashur. Ai konsiderohet “mister Champions”. Ish-ylli i Manchester United, gjithashtu, ka shijuar sukses të dukshëm në skenën ndërkombëtare, duke fituar Kampionatin Europian dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë.

Messi, nga ana tjetër, ka duruar dhimbje të konsiderueshme me Argjentinën, me katër sezone të pasuksesshme në “Copa America”, tri nga të cilat i humbi në finale. Ndërsa asnjëri nuk ka fituar Kupën e Botës, Messi ka një medalje të artë olimpike.

Beteja individuale midis Ronaldos dhe Messit ka qenë tipari përcaktues i futbollit modern për dekadën e kaluar dhe më shumë. Messi u vendos përpara Ronaldos me “Topin e Artë”, kur e fitoi për të gjashtën herë këtë trofe më 2019.

Duket se ka gjasa të qëndrojë përpara, me çmimin e vitit 2020 të anuluar për shkak të pandemisë së koronavirus, çka do të thotë se shansi tjetër për Ronaldon është viti 2021. Një mundësi për t’u barazuar me argjentinasin në moshën 37-vjeçare.

Ronaldo krenohet më shumë me çmimet e reja të FIFA-s, “The Best”. Ai është kurorëzuar edhe “The Best Player UEFA” në më shumë raste, por Messi ka tuar më shumë çmime të Lojtarit të Vitit në ligën përkatëse.

Sigurisht, duhet thënë se Ronaldo e ka fituar çmimin e Lojtarit të Vitit në Angli, Spanjë dhe Itali. Messi e ka marrë në duar “Këpucën e Artë” në Europë gjashtë herë, dy më shumë sesa Ronaldo.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin