MENU
klinika

Prapaskena

Kur u realizua CR7 te Juve, pse jo Messi tek Inter?

31.07.2020 - 16:44

Tifozët zikaltër mund të ëndërrojnë dhe natyrisht bazohen diku. Para dy vitesh asnjë nuk besoi në fillim kur Ronaldo mund të kalonte te Juventus, por portugezi luajti dy sezone në Serie A dhe bëhet gati për të tretin.

Në azhornimin e fundit gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të programit “El Chiringuito”, drejtori Josep Pedrerol u bazua në editorialin që mori konceptet themelore të shprehura nga Gazzetta dello Sport këtë mëngjes.

Konkretisht, Interi do të kishte një projekt buxhet prej 260 milionë eurosh në 4 vjet, ose 65 milionë pagë bruto në vit (Messi mund të çlironte veten falë një klauzole të veçantë në kontratën e tij me Barcelona).

Programi spanjoll tregon për një Inter të etur për të angazhuar Messin në këtë negociatë të vështirë, me idenë e bindjes së tij për të mos rinovuar me Barcelona përtej vitit 2021. Një ndihmë në këtë kuptim mund të vinte nga zgjedhjet presidenciale të blaugrana, duke pasur parasysh që vetë argjentinasi duket se ndihet i përfshirë në zgjedhjet e klubit të udhëhequr nga Bartomeu.

Deri më tani, shpjegon programi i transmetuar në LaSexta, Barcelona për të rinovuar kontratën e Messit duhet të gjejë tema interesante që e rikthejnë “Pleshtin” në qendër të botës blaugrana. Për të gjitha këto arsye, Interi punon dhe beson në kthesën e shekullit, përkundër të gjitha vështirësive të dukshme të çështjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E thotë ish-ndihmësi i Mourinhos

“Po, Messi mund të kalojë tek Inter”

Skandali në kampin blaugrana

Kaosi te Barcelona shtyn Messin të largohet