MENU
klinika

E thotë ish-ndihmësi i Mourinhos

“Po, Messi mund të kalojë tek Inter”

02.05.2020 - 11:22

Merkatoja e futbollit shpesh është e lidhur edhe me thashetheme, sidomos kur flitet për yjet e futbollit si Messi. Por kur ka një deklaratë nga njerëz pranë klubeve të mëdha, cdo gjë mund të ndodhë. Sipas ish-ndihmësit të Josè Mourinho, është një “martesë” e mundshme në një kohë të shkurtër.

Josè Morais, në fakt, ka zbuluar arsyet pse e sheh të ardhmen e argjentinasit te zikaltrit. Në mikrofonat e “Mundo Deportivo”, ish-krahu i djathtë i “Special One” e konsideron operacionin shumë më tepër sesa një ide imagjinare:

Unë mendoj se është e mundur, që Messi të shkojë tek Inter. A doni të dini pse? Për shkak të pranisë së Zanettit. Javier është si një magnet për futbollistët argjentinas. Dhe për një argjentinas, të luash me Interin, është si të jesh në shtëpi”.

Sipas Morais, i gjithë klubi zikaltër ka një marrëdhënie të veçantë me lojtarët argjentinas: “Ndjenja ime është se Interi ka një ndjenjë të veçantë për lojtarët argjentinas. Kjo vjen kryesisht nga ajo që ka bërë Zanetti në këtë klub. Unë e kam këtë ndjenjë, sepse të gjithë argjentinasit që shkuan tek Inter ishin lojtarë të jashtëzakonshëm dhe bënë historinë e tyre.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Episodet që bënë bujë në futboll

10 momentet pikante në dekadën e fundit