06.08.2020 - 07:31
Instagram ka prezantuar dje një opsion të ri në këtë platformë, Instagram Reels, që duket se është një kopje e TikTok.
Ky miniaplikacion i ri u ofron mundësi përdoruesve që të incizojnë dhe modifikojnë materialet e tyre përmes disa efektesh.
Nuk është hera e parë që Facebook, që menaxhon Instagramin, “klonon” shërbimet konkurente.
Aktualisht kompania amerikane, Microsoft është duke negociuar për blerje të operacioneve të aplikacionit TikTok në Shtetet e Bashkuara.
Ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se mund të ndalojë përdorimin e këtij aplikacioni kinez në SHBA, i cili besohet se ka 100 milionë përdorues në territorin amerikan dhe qindra miliona tjerë në gjithë botën.