Skuadrat e NBA kompletuan numrin 4 të ndeshjeve pas rikthimit, në harkun kohor të 8 ditëve, duk zhvilluar çdo ditë nga një sfidë. Me këtë ritëm do të vijojë deri më 16 gusht, kur do të mbyllet sezoni i rregullt e për të kaluar pastaj në play-off.
Në Konferencën e Perëndimit spikati humbja tjetër e kryesuesëve, Los Angeles Lakers, që shënuan vetëm 87 pikë kundrejt 105 të Oklahoma City Thunder. Ndeshja më e dobët e sezonit për Lakers dhe numri më i vogël i pikëve i realizuar në vitin e fundit. Lebron james shënoi vetëm 19 pikë, që gjithsesi ishte më i miri për të tijtë.
Nuk ndalen kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors, që marrin fitoren e tretë radhazi, e fundit 109-99 ndaj vendasve të Orlando Magic. Një sfidë pa shumë histori, pasi Raptors u shkëputën shumë në gjysmën e parë dhe më pas menaxhuan fitoren me qetës. Kanadezët mbajnë vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.
Spektakolare ndeshja e fundit mes Boston Celtics dhe Brooklyn Nets, e përfunduar në shifrat 149-115. Ishte numri i lartë i pikëve i realizuar nga Celtics për këtë sezon në një ndeshje pa shtesë. Por edhe pse shënuan plot 149 pikë, më i miri Brown, nuk shkoi më shumë se 21 pikë.