07.08.2020 - 10:22
Një pajisje e vogël që ‘qëllon veshin’ për të nxitur nervat në tru mund të mbajë sekretin e mësimit të gjuhëve të huaja.
Kjo pajisje që sapo është zhvilluar mund të përmirësojë aftësitë linguistike të personit.
Universiteti i Pittsburgh tregon se ajo mundet ta bëjë më të lehtë për përdoruesin mësimin e fjalëve të reja.
Teknika që nuk shkakton dhimbje quhet tVNS dhe mund të aplikohet edhe në forma të tjera edukimi.
Rryma elektrike dërgohet në vesh dhe kjo bën që përdoruesi të dallojë më mirë tingujt e gjuhëve të huaja dhe ta ketë më të lehtë t’i mësojë ato.