MENU
klinika

Marrëveshja Greqi-Egjipt

“Zemërohet” sërish Turqia, anulon bisedimet me Greqinë

07.08.2020 - 13:09

Turqia ka reguar për një “të ashtuquajtur marrëveshje” midis Greqisë dhe Egjiptit në një zonë ekskluzive ekonomike (EEZ) në Detin Mesdhe.

Ministria e jashtme turke në një deklaratë të enjten e shpalli marrëveshjen “të pavlefshme”.

Në një konferencë televizive shtypi me homologun e tij grek, Ministri i Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry tha të enjten se marrëveshja do t’i lejojë Athinës dhe Kajros të sigurojnë përfitimet maksimale nga nafta dhe gazi natyror në zonë.

Ministria e jashtme e Turqisë tha se traktati i fundit kërkoi të uzurpojë të drejtat detare të Libisë.

Greece-Egypt deal cancels out Turkey-Libya memorandum, says ...

Turqia nuk do të lejojë asnjë veprimtari në këto zona dhe do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime në Mesdheun lindor, si dhe ato të Republikës Turke të vetë-deklaruar të Qipros Veriore, shtoi ajo.

Në një postim në Twitter, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha: “Marrëveshja Greqi-Egjipt është e pavlefshme. Do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri të drejtat e Turqisë dhe Qipros turke.”

Egypt, Greece sign maritime demarcation deal

Sipas informacionit nga OPEN TV, Ankaraja madje, informoi Athinën se nga ana e saj, bisedimet që duhej të fillonin më 24 gusht janë anuluar për momentin.

Marrëveshja për EEZ u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, i cili shkoi në Kajro për të takuar homologun e tij egjiptian Sameh Shoukry.

Turqia tha në fund të muajit të kaluar se do të pezullonte kërkimet për naftë dhe gaz në një ishull grek për të lehtësuar tensionet në Mesdheun lindor që përfshinte një prani detare nga të dy vendet.

Tensionet midis aleatëve u përshkallëzuan muajin e kaluar pasi Turqia vendosi sistemet Navtex për në ujërat midis Qipros dhe Kretës.

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje që Turqia të “sanksionohej” dhe akuzoi Ankaranë për shkelje të të drejtave të Greqisë dhe Qipros.

Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ankarasë janë përkeqësuar për çështje të shumta, pavarësisht se Turqia ende zyrtarisht është një kandidate për anëtarësim.

Turqia zemëroi Greqinë dhe BE në fillim të këtij viti kur ajo la dhjetëra mijëra refugjatë në kufirin Grek.

Masa e fundit e Ankarasë për ta kthyer Hagi Sofinë, të ndërtuar fillimisht si një katedrale bizantine, përsëri në një xhami ka qenë “molla e fundit e sherrit””, me Greqinë që e quan këtë veprim “një provokim për botën e qytetëruar”.

Turqia i përshkroi kritikat si një sulm ndaj sovranitetit të saj.

Burimi: Greek Times, Kathimerini, Al Jazeera, New York Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një tjetër shtet mbështet Greqinë

“BE nuk do t’i gjunjëzohet Erdoganit!”

Përgjigjet Ministria e Jashtme greke

“Greqia është çmendur”, Erdogan provokon sërish

Kryediplomati grek: Të reagojë edhe OKB

“Çështja e ‘Shën Sofisë’ është botërore”