13.08.2020 - 07:14
Një zjarr i madh ka rënë në Fushë-Krujë, pasi ka marrë flakë dhe është djegur fabrika e prodhimit të paletave të drurit.
Zjarri ka rënë rreth orë 04:00 të mëngjesit në një fabrikë pranë urës së Gjolës, ndërsa flakët kanë qenë të mëdha për shkak të lëndës drusore që kishte në fabrikë.
Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht në dy vende të ndryshme, ndërsa zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje.
Fabrika është në pronësi të Afrim Çelës, ndërkohë që janë djegur dhjetëra m3 lëndë drusore.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dëmet materiale
Elbasan/ Përfshihet nga flakët banesa, shpëton 55 vjeçari
Shkak bombola e gazit