Shumica e skuadrave që ndodhen në Orlando kanë luajtur ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt, duke menduar më së shumti për play off-in. Ndaj dhe surprizat në ndeshjet e sotme kanë qenë të shumta.
Lakers u mundën 136-122 nga Sacramento, me kalifornianët që më së shumti ruajtën forcat për play off-in. Për Kings u dalluan Hield me 28 pikë e Bogdanovic me 27.
Humbet edhe ekipi i Milwaukee, që ka rekordin më të mirë në NBA këtë sezon. Skuadra e Bucks u mund 119-106 nga Memphis, qw luan ende për një vend në play off në Perëndim dhe ishte më i motivuar për ta fituar ndeshjen.
Brooks realizoi 31 pikë, ndërkohë që Valanciunas realizoi një “triple double” (26 pikë, 19 rebound e 12 asist). Memphis do të luajë një ndeshje shtesë për të përcaktuar skuadrën e tetë çereknaliste në Lindje ndaj Portland. Ky i fundit toi 134-133 ndaj Brooklyn pas një ndeshje emocionuese, ku sërish vendimtar ishte Lillard, me 42 pikë e 12 asist.
REZULTATET
Utah Jazz – San Antonio Spurs 118-112
Brooklyn Nets – Portland Trail Blazers 133-134
Orlando Magic – New Orleans Pelicans 133-127
Washington Wizards – Boston Celtics 96-90
Sacramento Kings – Los Angeles Lakers 136-122
Milwaukee Bucks – Memphis Grizzlies 106-119
Dallas Mavericks – Phoenix Suns 102-128
Në Konferencën e Lindjes janë përcaktuar 8 ekipet dhe çiftet çerekfinaliste, ndërsa në Perëndim pritet të mësohet emri i skuadrës së tetë, që do të dalë nga përballja shtesë mes Portland e Memphis. Fituesi do të luajë me Lakers.
KONFERENCA E LINDJES – ÇEREKFINALE PLAY OFF
1-8 Milwaukee Bucks – Orlando Magic
2-7 Toronto Raptors – Brooklyn Nets
3-6 Boston Celtics – Philadelphia 76ers
4-5 Miami Heat – Indiana Pacers
KONFERENCA E PERËNDIMIT – ÇEREKFINALE PLAY OFF
1-8 Los Angeles Lakers – Portland/Memphis
2-7 Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks
3-6 Denver Nuggets – Utah Jazz
4-5 Houston Rockets – Oklahoma City Thunder