MENU
klinika

Kthen vëmendjen nga infrastruktura

Idrizi: Për Flamurtarin nuk ka ligj për të investuar

14.08.2020 - 11:29

Në Bashkinë e Vlorës sot është zhvilluar një mbledhje, ku është miratuar kërkesa e Sinan Idrizit për të vazhduar në krye të Flamurtarit. Ndërkohë pjesë e bordit të klubit do të jenë edhe Kreshnik Çipi, Robert Islamaj dhe Sokol Kushta.

Në këtë mbledhje Idrizi ka mbajtur fjalën e tij, duke i kërkuar edhe një herë Bashkisë ta ndihmojë për të ndërtuar fusha për akademinë dhe i ka vënë në dukje se, sipas tij, janë harxhuar vetëm para për paga futbollistësh dhe jo për infrastrukturën.

“Ekipi ka rënë nga kategoria për shkak të keqmenaxhimit tim, kjo është e padiskutueshme. Do e nis nga aty ku nuk duhet. Para 6 vitesh ishim këtu dhe kishim një stadium që nuk kishte banjo, sot jemi i vetmi qytet që nuk kemi fusha ku të luajnë fëmijët.

Sokol Kusha dhe Sinan Idrizi

Edhe një fushë që e ka bërë Federata, nuk ka banjo. Fieri ka 6, Durrësi ka 8, Librazhdi ka dy, Ballshi ka bërë tre. Ne nuk kemi asnjë. Nëse ju keni 6 vite që nuk hidhni lekw për klubin e Flamurtarin, nga ana tjetër ju nuk keni çfarë tregoni, një investim të bërë në objekte në 12 apo 30 vite.

Që nga stadiumi, nga pallati i sportit, që janë që nga sistemi i kaluar. Keni harxhuar para për futbollistë që ikin e vijnë. Qyteti nuk ka asgjë, nuk kemi çfarë të tregojmë. Nëse duam të marrim kupa e të blejmë ndeshje, hajde t’i blejmë. Por nuk blej ndeshje. Unë bie si burrat në fushë, zvarranik nuk bëhem.

Ka gjashtë vite që them hajde ndërtojmë Vlora Sport. Për ta bërë duhet që t’ia dalim pa marrë paratë e shtetit. Nuk kanë pse paguhen lekë për paga lojtarësh. Gjashtë vite më parë u miratuan 1.2 miliard lekë për paga lojtarësh. Unë e rrëzova ekipin, por nuk i vodha qytetit 1 milion dollarë.

sinan idrizi dhe leli

Kam 6 vite që them që dua të investoj. Te Pylli i Sodës që është zonë e amortizuar, dua të ndërtoj akademinë, dua të më ndihmoni. Nuk dua asnjë lek. Le të bëjmë dy fusha, të bëjmë banjo. Ejani e shikoni si djersijnë lojtarët. Ne nuk kemi banjo e do flasim për futboll.

Për Flamurtarin nuk ka ligj për të investuar, kurse kioskat bëhen nga fillimi në fund. Për ne është zonë e mbrojtur, për të tjerë jo. Ose të jetë e bashkisë, ose të jetë e privatit. Nuk vazhdohet me edhe e këtij, edhe e atij”, – u shpreh Idrizi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sokol Kushta për Flamurtarin

Kushta: Idrizi negativ? Dha miliona euro

Kryebashkiaku Leli pranë Flamurtarit

Gati “Vlora Sport”, Idrizi “thumbon” Gjikën


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin