MENU
klinika

Administratori vlonjat

Idrizi: E shohin Flamurtarin si aset politik

14.01.2019 - 12:50

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, foli në një lidhje direkte nga Vlora për “Supersport”, ku u ndal më së tepërmi te çështja e privatizimit dhe problemin me Këshillin Bashkiak.

“Unë kam 5 vjet që jam në pritje. Është e njëjta histori. Këta nuk e kanë seriozisht. E shikojnë Flamurtarin si një aset politik. Nuk është çështja e kryetarit të Bashkisë, është problem më i thellë se kaq.

Bashkia nuk më rikthen 470 mijë euro dhe gjen fonde për të sponsorizuar fshatra dhe klube lagjesh. Kjo është një situate e ligë.

Nuk është se ka diçka kundër meje. Është e thjeshtë, ose Flamurtarin ta menaxhojnë anëtarët e Këshillit Bashkiak, ose ta menaxhojnë privatët. Ata e kanë problem. Le ta ndajnë ose ta mbajnë vetë.”

sinan idrizi
sinan idrizi

Renditja – “Skuadra nuk është as mish as peshk. Nuk shkuam në Turqi për arsye financiare. Ne duam që në arkat e klubit të kursejmë 50 mijë euro.”

Danilo Alves – “Unë kam një kontratë me Danilo Alves. Pas pushimeve do jetë në Vlorë.”

Vonesat e rrogave – “Ju jap lojtarëve 30 % të rrogës paradhënie. Iu kam thënë që nëse pranoni të merrni 3 rroga paradhënie, duhet të pranoni edhe vonesën. Të punësuarit nuk duhet ta teprojnë me kërkesat e tyre. Ky treg ka anomali.”

Futbollistët vlonjatë – “Është një e metë e madhe në administrimin tim mungesa e futbollistëve vlonjatë. Unë dua të investoj në pjesën e akademisë vlonjatë. Ka talente pafund. Ky është dështimi im i madh”, – u shpreh Idrizi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryebashkiaku Leli pranë Flamurtarit

Gati “Vlora Sport”, Idrizi “thumbon” Gjikën