MENU
klinika

US Open

Djokovic thotë “po”, kampionia në fuqi “jo”

14.08.2020 - 12:14

Novak Djokovic, numri një në botë i tenisit, do të luajë në grand slam të US Open që nis më 31 gusht. Tenisti serb ka vendosur të marrë pjesë edhe në turneun Masters të Sinsinati që nis më 22 gusht.

“Jam i nderuar të konfirmoj pjesëmarrjen time në turneun e Sinsinati dhe atë të US Open. Nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë, por dëshira për t’u rikthyer në fushë ishte më e fortë”, tha Djokovic.

Ndërsa tenistja kanadeze Bianca Andreescu, kampione në fuqi e grand slam të US Open, ka vendosur të mos mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar. 20-vjeçarja, që vjet mundi në finale Serena Williams, ka deklaruar se nuk do të luajë në turneun që nis më 31 gusht.

Andreescu nuk luan që prej tetorit të vitit të kaluar, për shkak të dëmtimit në “WTA Finals”. Ndërkohë, që edhe frika nga pandemia e Covid-19 ka bërë që ajo të mos luajë në turneun nju-jorkez.

Ndërkohë, Serena Williams fitoi 2-1 ndaj motrës së saj më të madhe Venus Williams në turneun e Lexington që po zhvillohet në Amerikë. Motra e vogël e familjes fitoi sdën nr.31 mes tyre, duke udhëhequr 19-12 ndaj Venus në përballjet direkte.

Një sfidë e vërtetë, që zgjati 2 orë e 21 minuta, me Venus që fitoi 6-3 setin e parë. Më pas erdhi përmbysja e Serena, që fitoi 6-3, 6-4 dy setet tjera, duke avancuar në çereknalet e turneut të Lexington.

Në fazën çerekfinale avancon edhe vogëlushja amerikane Cori Gauff, 17-vjeçe, që mposhti 2-1 numrin 11 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka. Ky turne i paraprin grand slam të US Open.