15.08.2020 - 12:48
Në etapën e parë të edicionit 2020 të Ligës së Diamantit në atletikë është vendosur rekord botëror në garën e 5000 metrave. Në stadiumin “Louis 2” të Montecarlos, atleti nga Uganda, Joshua Cheptegei, dha kohën 12’35”36.
Ai e përmirësoi me 2 sekonda kohën e mëparshme, 12’37”35, që mbahej nga etiopiani Kenenisa Bekele, rekord që ishte vendosur 16 vite më parë në Holandë.
Paraqitja e Cheptegei ishte mjaft e mirë. Për atletin nga Uganda kjo ishte gara e parë zyrtare që nga 16 shkurti, ditë në të cilën pati vendosur rekordin e 5 km në garën e rrugës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Përmirësohet me mbi 1 minutë
Thyhet në Berlin rekordi i Maratonës
Yelena Isinbayeva
I mjaftoi një shkop për të pushtuar botën
Gara e 1500 metrave
Atletikë, thyhet rekordi 22-vjeçar
Hedhje shtize