MENU
klinika

Moto GP

Vinales merr “pole position”, zhgënjen Rossi

15.08.2020 - 15:48

Maverick Vinales me Yamaha ka siguruar sot pasdite “pole position” në pistën e Spielberg, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Austrisë, gara e 4-t sezonale në Moto GP.

Piloti spanjoll dha kohën 1’23”450, duke lënë pas Jack Miller me Ducati Pramac dhe Fabio Quartararo me Yamaha Petronas. Në vijën e dytë të nisjes, në vendet 4-6, do të jenë piloti italian Andrea Doviziozo me Ducati, spanjolli Pol Espargaro me KTM dhe spanjolli Joan Mir me Suzuki.

Zhgënjeu italiani Valentino Rossi me Yamaha, që u klasifikua i 12-ti në provat zyrtare. Në këtë garë do të mungojë sërish kampioni i botës në fuqi, spanjolli Marc Marquez me Honda, i dëmtuar, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Alex Marquez (i vëllai), u rendit i 18-ti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkon në 14 gara, të gjitha në Europë

Konfirmohet edhe një garë tjetër e Moto GP