MENU
klinika

Dueli i UFC

Khabib i jep një shans McGregor për revansh

15.08.2020 - 18:27

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë të arteve marciale mikse, ka folur në lidhje me një revansh të mundshëm me irlandezin Conor McGregor, të cilin e mposhti keq para 1 viti e gjysmë.

Kampioni rus do të mbrojë titullin në eventin UFC-254, ku do të përballet me Justin Gaethje, por është shprehur i gatshëm ndaj rivalit dhe armikut të tij më të madh.

“Unë jam gati t’i jap një shans McGregor të përballet sërish me mua në kafaz. Në fillim të rikthehet, pasi është tërhequr dhe më pas duhet të mposhtë Dustin Poirier. Më pas, jam gati të përballem me atë. Për mua nuk ka asnjë problem”, – u shpreh Khabib Nurmagomedov, i pamposhtur në karrierën e tij.