Gara e katërt sezonale e Moto GP ka pasur aksidente të frikshme, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Andrea Dovizioso ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë në Moto GP, pikërisht në fundjavën që ka lajmëruar lamtumirën e bujshme nga Ducati.
Një garë, ajo e zhvilluar në Spielberg karakterizuar nga një aksident i rëndë mes Zarco, fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime serioze, dhe Franco Morbidelli, gjithashtu pa dëmtime serioze pas çmendurisë së francezit.
Edhe Valentino Rossi, i cili e ka mbyllur garën në vendin e pestë, ka rrezikuar të mbetet i përfshirë në aksident. Në vendin e dytë dhe të tretë janë pozicionuar Joan Mir (Suzuki) dhe Jack Miller (Ducati).
This is scary. #MotoGP #AustrianGP pic.twitter.com/I4nszLTv62
— Tatenda (@teetaty) August 16, 2020
Aksident i frikshëm ndodhi në kthesën e tretë të xhiros së dytë, një aksident mes pilotit francez Johann Zarco dhe atij italian Franco Morbidelli ka sjellë panik në pistë.
Dy pilotët kanë patur kontakt mes tyre, duke dalë jashtë piste, ndërkohë që motorët kanë fluturuar mbi kokat e pilotëve që vijonin garën. Madje pjesë të motorit kaluan para fytyrës së Rossit, që evitoi kontaktin. Për fat, të dy pilotët janë koshientë dhe jashtë rrezikut për jetën.
? #MotoGP RACE@AndreaDovizioso lets his riding do the talking!!! A supreme victory! ?#50DucatiWins | #AustrianGP ?? pic.twitter.com/kiQQiIzp9k
— MotoGP™? (@MotoGP) August 16, 2020