MENU
klinika

Nga Serie A

Jo vetëm Roma e Torino, Hysajn e do një tjetër ekip

16.08.2020 - 18:08

Prej më shumë se një viti Elseid Hysaj ndodhet me valixhe në duar, me klube që kanë shprehur interesim, por që gjithsesi, ai vijon të jetë lojtar i Napolit, duke pasur një kontratë deri në qershorin e vitit 2021.

Kohët e fundit është përfolur vazhdimisht për klube si Roma dhe Torino, por tashmë në skenë ka dalë një tjetër emër i njohur si Sampdoria. Skuadra xhenoveze është në kërkim të përforcimeve. pasi synon që në edicioni e ri t’i sigurojë trajnerit Klaudio Ranieri një përbërje më të kompletuar lojtarësh.

Sampdoria në sezonin e ardhshëm synon dicka më shumë se thjesht të mbijetojë, por një vend në Kupat e Europës. Pritet që në ditët në vijim në adresë të futbollistit e Napolit të mbërrijë një ofertë konkrete nga klubi italian.

Sampdoria ka shprehur gatishmërinë që të përfshijë Hysajn në këtë projekt të ri të ringritjes së klubit, i cili në historinë e tij ka një titull kampion të fituar në Serinë A në sezonin 1990-1991.