MENU
klinika

Trafikimi i drogës

Gomonia shqiptare me 3 mln euro kapet nga policia italiane

11.10.2018 - 10:19

Një tjetër gomone me drogë e trafikuar nga Shqipëria drejt shtetit italian, është kapur nga Policia italiane, të cilët janë në vijim të luftës kundër trafikut të drogës.

Gomonia u sekuestrua sot në ujërat e Adriatikut. Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.

italia-polici-konica.al
italia-polici-konica.al

Kontrolli i imtësishëm i gomones çoi në sekuestrimin e 352 kg marijuanë e ndarë në 222 pako.

Droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro, shkruajnë mediat italiane. Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me reparitin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.