23.08.2020 - 12:48
Midis një pandemia, protestash dhe trazirash tani kemi një asteroid që po vjen drejt nesh, shkruan CCN.
Asteroidi pritet të duket në qiellin e SHBA me 2 nëntor, një ditë përpara zgjedhjeve presidenciale.
Objekti qielllor i njohur me emrin 2018 VP1 është parashikuar ti afrohet tokës me datë 2 nëntor sipas Qendrës për Studime të Objekteve në Laboratorin e Propulsionit Jet të NASA-s.
Diametri i saj është 0.002 km, ose rreth 6.5 metra, sipas të dhënave të NASA-s. Ajo u identifikua së pari në Observatorin Palomar në Kaliforni në 2018.
Mundësia që ajo të na godasë është vetëm 0.41%, tregojnë të dhënat.