MENU
klinika

Nga sot në stërvitje

Merr fund pritja, Ibra rinovon zyrtarisht me Milan

31.08.2020 - 12:10

Pas javësh negociatash, nënshkrimi ka mbërritur. Zlatan Ibrahimovic do të luajë përsëri me Milanin, edhe sezonin e ardhshëm. Suedezi, i cili zbarkoi në Milano të shtunën në mbrëmje, iu nënshtrua tamponit të dielën.

Ndërsa sot në mëngjes shkoi në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën e re, që do ta lidhë atë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2021. Pasdite, Ibrahimovic do të jetë në gjendje të bashkohet me shokët e tij të skuadrës dhe të fillojë stërvitjet për sezonin e ri.

Merr jetë kësisoji edhe një sezon tjetër i bomberit të njohur me ngjyrat kuqezi. Suedezi, 39 vjeç tetorin e ardhshëm, do të fitojë 7 milionë euro (neto) në sezon, duke mbetur deri tani lojtari më i paguar në skuadrën e Milanit. Po ashtu, do të veshë fanellën me numrin 11.

Synimi minimal i Milanit në sezonin e ri është arritja në zonën Champions, ndërsa do të tentojë të bëjë sa më mirë në Europa League këtë sezon, pse jo, të fitojë kupën e Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN