MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të mbrohem nga depresioni pas lindjes?

05.09.2020 - 16:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të mbrohem nga depresioni pas lindjes?

Mjeku: Çdo nënë e re mund ta përjetojë depresionin postpartum, që mund të zhvillohet edhe pas lindjes së fëmijëve të tjerë, jo vetëm të parit.

Nëse keni një histori depresioni, sidomos depresion postpartum, tregojani këtë mjekut tuaj nëse po planifikoni të ngeleni shtatzënë ose sapo të kuptoni se jeni shtatzënë.

Gjatë shtazënisë, mjeku juaj mund t’ju monitorojë nga afër për shenja dhe simptoma të depresionit. Ndonjëherë depresioni i lehtë mund të menaxhohet me grupe suporti apo terapi të tjera. Në rastë të tjera, mund të rekomandohen anti – depresantë, madje dhe gjatë shtatzënisë.

Pas lindjes së fëmijës, mjeku mund t’ju rekomandojë një kontroll postpartum për të evidentuar shenjat dhe simptomat e depresionit postpartum. Sa më herët të evidentohet, aq më herët mund të fillohet trajtimi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN