MENU
klinika

Filmi i metrazhit të shkurtër!

Mbrëmja e filmit shqiptar në Toronto, Kanada

12.10.2018 - 14:28

Rikthehet për herë të dytë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër në Toronto të Kanadasë. Në vitin 2015 filmi i metrazhit të shkurtër ”Ballkoni”, me regji të Lendita Zeqiraj dhe producent Bujar Kabashi fitoi çmimin “Best International Film”.

Këtë vit, në qendër të qytetit, AGO’s Jackman Hall, të gjithë ata që janë të apasionuar pas kinematografisë, do të kenë mundësinë më të mirë për të parë e dëgjuar shqip. Kështu, në 3 Nëntor të këtij viti, filmi bashkëkohor shqiptar do të flasë shqip për herë të dytë në Toronto të Kanadasë.

Ashtu si vitin e kaluar, ku të gjitha biletat u shitën në një kohë rekord, edhe ky vit pritet të ketë të njejtin sukses. Eventi do të ketë mbështetjen e “Sunny Shores Travel” dhe “O’Grady’s Tap and Grill on College”.

Lista e filmave:

Ballkoni/ The Balcony dir. Lendita Zeqiraj (2013)

Jetoni, një djalë 10-vjeçar është ulur në skaj të një ballkoni në katin e 4-të. Fqinjët dhe kalimtarët, të tmerruar nga kjo situatë, telefonojnë policinë dhe zjarrfikësit për ndihmë. Por situata shpejt bëhet e pakontrollueshme.

Brenda ka Dritë/ “There is Light Inside” dir. Rea Surroi & Dardan Selimaj (2014)

Giulia dir. Rigers Shimaj (2017)

Qyteti i Mureve/ City of Walls dir. Eno Çarka (2016)

Për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Toronto të Kanadasë dhe që janë të apasionuar pas kinematografisë, ky do të jetë viti i dytë i surprizave të filmit shqiptar me metrazh të shkurtër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!