Prej shumë vitesh e për shumë breza, ai është “baca i shqiptarëve”. Ikona e skenës dhe ekranit, Reshat Arbana, feston sot 80-vjetorin!
Si një nga aktorët me popullorë të kinemasë shqiptare, me 45 role në kinematografi dhe me dhjetëra të tjerë në teatër, Arbana me rolet e tij kanë pasuruar kulturën kombëtare. Ai lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë. Ndërsa roli i parë i tij, shënohet në vitin 1963.
Në maj 2004, Reshat Arbana, i cili për shumë shqiptarë shihet si model frymëzimi, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, me rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve”.
Më 7 tetor 2011, President i Republikës, i akordoi Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”
Reshat Arbana gëzon respektin dhe dashurinë e mbarë shqiptarëve për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe pasionin me të cilin ka interpretuar role dhe ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin që përcjell dhe kulturën e veshur.
Konica.al ka një përshëndetje speciale për artistin – ju risjellim bashkëpunimin e dy artistëve: Arbana, përshëndeti dhe iu dha zemër mbarë shqiptarëve, me vargjet e dhimbjes për tokën mëmë, që Çun Lajçi i shkroi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit… Jetë të gjatë, Mjeshtër!!!
“Shqipnisë sime t’luhatun”
Kur dridhesh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni”.