Qyteti i Elbasanit ka qënë për 5 orë rresht nën terrorin e një 71-vjeçari i cili kërcënonte se do të hidhte në erë pallatin 5 katësh ku jetonte dhe ka qëlluar me automatik drejt forcave të policisë dhe RENEA-s.
Lefter Zhidru ka qëlluar me automatik nga ballkoni i shtëpisë së tij drejt forcave të policisë duke lënë të plagosur 2 kalimtarë të rastit. Forcat RENEA kanë tentuar për rreth 5 orë të negociojnë me 71-vjeçarin për tu dorëzuar, me qëllim që të shmangnin ekzekutimin e tij.
3 snajpera kanë qënë të vendosur në pozicioine të ndryshme për të pasur gjithnjë në kontroll Zhidrun, edhe pse ekzekutimi i tij nuk u shmang dot. Leter Zhidru u ekzekutua nga një plumb në kokë nga një prej snajperave.
Pas ekzekutimit të tij u konstatua se ai kishte në banesë një sasi të konsiderueshme eksplozivi të cilat i kishte montuar me qëllim shpërthimin. Ajo që habiti forcat e policisë dhe RENEA-n ishte fakti se Zhidru kishte njohuri shumë të mira në montimin e lëndëve plasëse dhe armëve luftarake.
71-vjeçari ka punuar një periudhë të gjatë kohe si Specialist në Uzinën e armëve dhe municioneve në Mjekës të Elbasanit. Ky fakt ka bërë akoma më të rrezikuar të gjithë efektivët e policisë dhe forcat RENEA të cilët morën pjesë në këtë opeacion