Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Tel Avivit, ku do të përballet ditën e nesërme me përfaqësuesen e Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Por, e vecanta është pasi lojtarët dhe stafi kanë fluturuar me kompaninë më të re “Air Albania”.
Kryeministri Edi Rama, ka qenë ai i cili ka njoftuar në rrjetet sociale teksa shkruan
“Air Albania çon Kuqezinjtë në Tel-Aviv”
Avioni i parë i kompanisë “Air Albania”, i quajtur nga kryeministri si “Lasgushi”, ka bërë disa fluturime vetëm në drejtim të Turqisë, ndërsa ky është udhëtimi i parë me një tjetër destinacion.
Kryeministri Rama ka paralajmëruar se avionë të tjerë do të fluturojnë drejt vendeve të ndryshme të botës.