Amerikë, ne kemi qenë këtu para teje. Ne e dimë se si është të kesh një udhëheqës të një vendi që minimizon virusin, injoron masat, dhe më pas sëmuren.
Ne e dimë se si është të futesh në ujëra të turbullt politike; kush po i merr vendimet në një krizë dhe cilat janë pasojat për ne nëse një udhëheqës është i paaftë?
Presidenti Trump mund të kishte marrë disa mësime nga shtrimi në spital i Boris Johnson këtë pranverë.
Ashtu si Trump, Johnson i vetëkënaqur nuk arriti ta trajtojë virusin me seriozitetin e kërkuar që nga fillimi.
Komiteti i krizave i qeverisë së tij u takua disa herë për të diskutuar kërcënimin, por ai nuk u shqetësua. Në vend të kësaj ai u zhduk nga sytë e publikut për të paktën 10 ditë, iku me pushime me të dashurën e tij shtatzënë.
Më 3 Mars, pikërisht kur pandemia po përhapej me shumë shpejtësi në Britani, qytetet italiane ishin në bllokim dhe spitalet e tyre të mbingarkuara, ai e këshilloi kombin të fillonte të lante duart.
Në të njëjtën konferencë shtypi, ai u mburr se kishte shtrënguar duart në një spital që kishte pacientë me Covid ditë më parë, se ishte krenar kur tha se vazhdoi të shtrëngonte duart, dhe se të gjithë duhet të ndjeheshin të lirë të vendosnin.
Kështu pati një surprizë kur virusi shpërtheu papritmas në Downing Street në fund të marsit, duke infektuar kryeministrin, sekretarin e shëndetësisë, dhe këshilltarin kryesor të kryeministrit, të gjithë menjëherë.
Ky ishte një moment kritik për Johnson sepse e la vendin pa timon. Nëse figura më e fuqishme në vend nuk mund të mbrojë veten, si mund të mbrojë popullsinë?
Edhe kur ai u dërgua me urgjencë në spital, na thanë se ai ishte ende duke punuar, ende në krye. Edhe kur ai shkoi në kujdes intensiv dëgjuam se ishte në humor të mirë. Vetëm pasi ai doli nga spitali Johnson pretendoi se në fakt ai mund të kishte vdekur,
Duke mbijetuar, rrëfimi bëri që ai te shihej si një luftëtar, një njeri që kishte mundur një armik të panjohur, një njeri që kishte vuajtur për vendin e tij, një njeri gabimet e mëparshme të të cilit në pandemi duhet të faleshin.
Kjo i bleu atij kapital politik për një kohë. Nuk ka zgjatur. Vlerësimi i tij i miratimit ka rënë; dy të tretat menduan se po veprongte mirë në prill; vetëm një e treta bën tani.
Reputacioni i Johnson u prek për arsyet që kërcënojnë mbijetesën politike të Presidentit Trump tani.
Dobësitë e të dy burrave janë ekspozuar nga pandemia. Ata të dy janë egotistë të pakujdesshëm.
Askush nga votuesit e tyre nuk priste që asnjëri prej tyre të ishte në krye të qeverisë. Ata supozuan se punët do t’u delegoheshin nëpunësve kompetentë.
Kryeministri të paktën ka kohë. Duhen katër vjet deri tek zgjedhjet e ardhshme. Presidenti Trump ka vetëm katër javë.
Në të vërtetë, një virus që të dy udhëheqësit nuk e morën as si një kërcënim personal dhe as politik ende mund t’i rrëzojë ata.
Jenni Russell është një kolumniste e përjavshme në The Times të Londrës, ku ajo shkruan për politikën, shoqërinë dhe tema të tjera.
Përkhyer dhe përshtatur nga New York Times/ konica.al