MENU
klinika

Nga The Washington Post

A do të kenë Trump-Johnson fatin e Reagan dhe Thatcher?

15.12.2019 - 18:02

Fitoret me një shumicë dërrmuese në politikë nuk janë të rralla në politikën moderne anglo-amerikane: Lyndon Johnson pati një të tillë në vitin 1964, Richard Nixon në 1972, dhe Ronald Reagan, në 1980 dhe 1984. Ato janë më pak të shpeshta në sistemin parlamentar të Britanisë: Fitorja e Margaret Thatcher në 1983 dhe “tërmeti i Tony Bler” në 1997.

Një kategori e dytë e ngjarjeve të bujshme demokratike janë “tronditëset”.  E tillë ishte fitorja e Donald Trump në 2016.

Kjo na bën të pyesim se ku ta klasifikojmë triumfin e kryeministrit Boris Johnson të enjten.

Unë kisha shpresuar se Johnson do të fitonte, por nuk mendoja se kjo lloj fitoreje ishte e mundur.

Bota shpreson që Johnson do të jetë po aq i suksesshëm në marrëdhëniet me kinezët dhe rusët ashtu si Disraeli ishte me rusët dhe gjermanët e kohës së tij.

Megjithatë ka shpresë se politika mund të lulëzojë përsëri. Kjo është disi e pabesueshme për amerikanët, duke marrë parasysh karakterin e Trump dhe përkrahësve të tij apo absurditetin e  hetimit. Por ka akoma shpresë.

Trump dhe Johnson mund të na çudisin, për mirë, me vendosmërinë dhe energjinë e tyre për inovacionin vendas dhe ndërkombëtar.

Thatcher dhe Reagan nuk u quajtën asnjëherë heronj në kohën e tyre, ashtu siç shumë i konsiderojnë tani.

Ndoshta Johnson dhe Trump mund të kenë të njëjtin fat si paraardhësit e tyre.

Së bashku, ndoshta, ata mund të “merren vesh” me Kinën. Do të shohim përsëri pas 30 vitesh. Do ta dimë atëherë nëse ka patur një partneritet, ndonjë fitore tjetër me shumicë dërrmuese, ose ndonjë ngjarje tjetër “shokuese”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i mundshëm britanik

Boris Johnson, lidhje me ish-aleatin e Trumpit?