Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë të premten (09.10.2020) Prishtinën.
Lajmi bëhet publik nga zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme greke, e cila njofton se ministri Dendias do të ketë takime me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj.
Ndonëse ende Athina nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, Athina zyrtare ka intensifikuar kontaktet me qeverinë kosovare, madje Athina zyrtare ka deklaruar se mbështet fuqishëm dialogun Prishtinë-Beograd.
Pritet që Dendia të shprehë mbështetjen në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe do të përkrahë kërkesën e Prishtinës për liberalizimin e vizave.
Dendias do të vizitojë edhe forcat greke të stacionuara në Kosovë.
Kohët e fundit Athina ka nisur një “ofensive” diplomatike në vendet e rajonit,sidomos me faktorin Shqiptar në rajon,në një tentativë të hapur të saj,në pakësimin e influencës turke në rajon. Së shpejti, Dendias pritet të vizitojë edhe Tiranën.