MENU
klinika

"Vjedhje bankash dhe trafik droge"

Operacioni Forca e Ligjit kërkon llogari në tre qytete

09.10.2020 - 12:38

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar në 3 qytete, duke i kërkuar burimin e pasurisë 5 personave të dënuar për vjedhje të bankave dhe trafik të lëndëve narkotike.

Sipas policisë personat që duhet të deklarojnë pasurinë janë: Aleksandër Sinanaj, Aldo Saka, Aurel Laçku, Halil Hoti dhe Aleksandër Lazri.

Aleksandër Sinanaj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;
Aldo Saka banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aurel Laçku banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Halil Hoti banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aleksandër Lazri banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thote policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tre të dënuar për vepra të rënda

Kë ‘piketoi’ sot OFL në Shkodër?

Kush është në shënjestër?

“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër

U dërgon “pusullën” 4 “të fortëve”

OFL zbarkon në Shkodër e Durrës


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin