Mund të luash mirë, të meritosh të fitosh, por në fund të mundesh me rezultatin 2-0. Kjo i ka ndodhur Kombëtares shqiptare në Izrael, që të paktën meritonte një pikë. Ligji i pashkruar i futbollit edhe njëherë tjetër është vërtetuar.
Në momentin që Kombëtarja shqiptare krijoi rastin më të pastër për shënim në 45 minutat e para, ka pësuar gol në Izrael, direkt pas nisjes së aksionit nga portieri vendas. Hemed ka ndëshkuar kuqezinjtë në minutën e tetë, pasi ka marrë direkt topin nga portieri, me mbrojtjen tonë dhe Strakoshën të dorëzuar.
Më pas djemtë tanë kanë pasur disa raste të tjera, por nuk kanë arritur të shënojnë. Xhaka ka bërë mirë në krahun e majtë, Balaj ka provuar, Manaj gjithashtu, por portieri Harush ka qenë në lartësinë e duhur. Në fund të pjesës së parë dëmtohet Basha.
Pjesa e dytë ka qenë totalisht e dominuar në kuqezinjtë, sin ë qarkullimin e topit, ashtu edhe në rastet e krijuara. Hysaj humbet një rast të artë, më pas provon Memushaj nga goditja e dënimit, por pa rezultat.
Gjithashtu, edhe Grezda është I rrezikshëm, por goli nuk do të hyjë. Ka provuar edhe Gjimshiti me kokë, por nuk ishte e thënë që goli të vinte. Dhe kur shënon, e pëson. Në minutën e 83-të, vendasit, pas një devijimi të mbrojtjes gjejnë golin e dytë.
Më pas ishte e vështirë, me raste sporadike për tanët. Izraelitët arritën të administronin minutat e mbetura dhe të fitonin sfidën e dytë, duke udhëhequr grupin me 6 pikë dhe duke lënë në fund Shqipërinë, që vetëm mrekullia, me një fitore me shumë gola ndaj Skocisë, dhe me humbjen e Izraelit në Skoci, mundet të kalojë grupin.
IZRAEL – SHQIPËRI 2-0
Hemed 8’, Saba 83’
Izraeli: Harush, Dasa, Naço, Kajal, Perez, Dabur, Hemed, Jeini, Tuatha, Ben Harush, Tibi. Trajner: Andy Hercog.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Xhaka, Memushaj, Basha Lilaj 45’), Uzuni, Grezda, Balaj. Trajner: Christian Panucci.