MENU
klinika

Pse lindi lëvizja e supremacisë së të bardhëve?

“Ku Klux Klan, një histori amerikane” – djajtë rascistë!

14.10.2020 - 11:43

        Për më shumë se një shekull e gjysmë, në fakt, ai që konsiderohet si grupi më i vjetër terrorist në Amerikën e Veriut, ka qenë një mbretëri e urrejtjes. Megjithëse, lindja e tij duket si një shaka e keqe: në fund të Luftës Civile, në 1865, një grusht veteranësh të Jugut, shumica me origjinë skoceze, disa prej të cilëve kishin studiuar greqisht dhe latinisht, nuk e pranonin humbjen dhe sidomos heqjen e skllavërisë. Dokumentarët historikë të David Korn-Brzoza rrallëherë të lënë indiferentë. Ai arrin të depërtojë në rrënjët e grupit më të vjetër terrorist në Amerikë, duke përçuar historinë e përgjakshme dhe demoniake të “Ku Klux Klan”-it. Vrasje, kërcënime dhe krime të të gjitha llojeve./Konica.al

Në qytetin e vogël të Pulaski (Tenesi), duke kthyer nga një gotë, vendosin të themelojnë një shoqëri sekrete me qëllimin e thjeshtë për të terrorizuar popullatën zezake. Emri “Ku Klux Klan”, i referohet fjalës greke kuklos (“rrethi”). Kështu fillon aventura ogurzeze, me perosna maskuar nën peleina me kapuç, vrasje, kërcënime dhe krime të të gjitha llojeve. Racistë, antikatolikë, antisemitë, antikomunistë, Klan arriti kulmin e tij në vitet 1920 me gati 4 milionë anëtarë dhe një ndikim të madh në jetën shoqërore, politike dhe kulturore amerikane të kohës. Disa herë të shpërbërë, të dobësuar, të shkatërruar, të zbrazur nga anëtarët, “Klan”, i cili tani ka vetëm disa mijëra anëtarë, vijon të thërrasë për urrejtje me parulla të qarta (“Likuidim përgjithmonë!”). Dokumentari synon të përshkruajë në detaje fazat e ndryshme të ekzistencës së tij të gjatë, të hetojë personalitetet shpesh të trazuara të udhëheqësve të njëpasnjëshëm, si dhe në përgjithësi të deshifrojë fuqinë që vazhdon të ushtrojë mbi jetën politike lokale. Për të ripërshkuar rrugëtimin e gjatë të Klanit, David Korn-Brzoza ka mbledhur një numër të madh arkivash filmikë dhe fotografikë, ndonjëherë direkt nga militantët e organizatës terroriste, shkruan Konica.al.Gjithashtu, interviston një larmi dëshmitarësh, të tillë si Chris Buckley, një anëtar i penduar i Klanit, aktivistë të të drejtave civile dhe Bill Baxley, prokuror i përgjithshëm i shtetit në Alabama në vitet 1970, gjyqtarin luftarak, që, katërmbëdhjetë vjet pas atentatit në Birmingham, ndoqi penalisht dhe dënoi autorët e saj, si dhe studiues dhe analistë të ndryshëm. Përmes materialeve arkivore dhe dëshmive të gjalla, dokumentari gjurmon historinë jo shumë të njohur të “grupit më të vjetër terrorist në Shtetet e Bashkuara”, i cili zbatoi synimet e tij raciste përmes një dhune kryesisht të pandëshkuar nga vitet 1865 deri në ditët e sotme.

Si lindi lëvizja e supremacisë së të bardhëve? Në cilën tokë lulëzoi? Përmes dhunës dhe racizmit të shfrenuar që promovon, “Ku Klux Klan”-i është një përbindësh amerikan, ai është njëherazi një gjarpër deti në jetën politike të këtij vendi. “Lëvizja më e vjetër terroriste në Shtetet e Bashkuara”, u themelua pas Luftës Civile nga disa jugorë të bardhë në Tenesi, të paaftë për të pranuar faktin që ish-skllevërit të bëhen qytetarë si të tjerët.
Lindja e një perandorie të padukshme

Në 1865, një grusht veteranësh të Luftës Civile Jugore themeluan një shoqëri sekrete në Tenesi dhe e quajtën “Ku Klux Klan”, ndoshta duke iu referuar fjalës greke kuklos, “rrethi”. E nisur fillimisht si lojë, për të vijuar me terrorizime, ata i atribuojnë vetes atribute pseudomesjetare, veshje dhe pelerina me kapuç, pas së cilës fshehin identitetin e tyre. Nga 9 milionë banorë, 4 milionë zezakë të çliruar nga skllavëria jetonin në ish-shtetet e federuara të Jugut. Në 1868, vitin e zgjedhjeve, Klani, i cili u rrit me shpejtësi për t’u shndërruar në një organizatë paraushtarake, shumëfishoi sulmet dhe vrasjet për t’i penguar ata të ushtronin të drejtat e sapofituara. Katër vjet më vonë, kur Uashingtoni e shpërbi Klanin dhe dërgoi ushtrinë për të rivendosur rendin, anëtarët dhe aleatët e tij kishin marrë të gjithë pushtetin. Nën moton e të ashtuquajturve ligji “Jim Crow”, një diskriminin i pamëshirshëm pason skllavërinë. Imazhe të vrasjeve, tashmë ngjarje të zakonshme, shfaqen në kartolina. Disa dekada më vonë, në një Amerikë kryekëput të shndërruar, ku dynden miliona emigrantë, “Ku Klux Klan”, një film i David W. Griffith “Lindja e një Kombi”, tronditi 50 milionë spektatorë, rilind në mënyrë spektakolare. Nën shtysën e udhëheqësve, shtrin akoma më shumë tregun e urrejtjes për emigrantët, komunistët, hebrenjtë, katolikët… Një organizatë masive me gati 4 milionë anëtarë, kontribuon për të miratuar një ligj në 1924 që kufizon imigrimin në Evropën Veriore, i cili mbetet në fuqi për më shumë se dyzet vjet. Reduktuar nga skandalet dhe Depresioni i Madh, për t’u diskredituar pas Luftës së Dytë Botërore për simpatitë fashiste dhe naziste, Klan u zhduk vetëm për t’u rishfaqur një dekadë më vonë, me shfaqjen e lëvizjes për të drejtat civile. Në vitet 1960, ngritja dhe rënia e Bob Jones, një nga figurat më të famshme të Ku Klux Klanit, jepet përmes pamjeve arkivore goditëse dhe një sërë dëshmish dobiprurëse.

Si shpjegohet mbijetesa e kësaj organizate sekrete raciste nëpër shekuj? Për të rigjurmuar ngjitjen e rrufeshme të Bob Jones, më pas rënien e tij po aq brutale në 1965, veçanërisht për shkak të vrasjeve të aktivistëve të të drejtave civile dhe përvetësimeve të fondeve – Callie T. Wiser hulumton një koleksion arkivor të jashtëzakonshëm (përfshirë edhe ato të vetë Klanit), ku anëtarët, zakonisht të maskuar, shfaqen me fytyrat e tyre të pambuluara. Fytyrat e të bardhëve, nganjëherë të njohur me nofkën Plehra të Bardha. Për të verifikuar këto imazhe të pabesueshme të një të kaluare të dhimbshme, drejtori takohet me dëshmitarë të kohës (oficer policie, anëtar i Klanit dhe FBI, gazetar…), por gjithashtu historianë dhe sociologë. Përmes trajektores së Bob Jones dhe Klanit të tij, ata përpiqen t’u përgjigjen disa pyetjeve thelbësore: Çfarë e kryeson lindjen dhe mbijetesën e kësaj organizate të fshehtë raciste nëpër shekuj? Cila është trashëgimia e saj sot?/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’

Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”