MENU
klinika

Disa mësime mbretërore

“Rritni fëmijë të pavarur nga nëna, gruaja, apo motra”

15.10.2020 - 14:34

         Përgjigja që mbretëresha e Jordanisë, Rania, i ka dhënë pyetjes nga Oprah Winfrey, ishte befasuese… Në një familje mbretërore, marrëdhënia prindër-fëmijë, nuk është aspak sikur do ta imagjinonte çdo njeri i thjeshtë. Mes të tjerash, mbretëresha ka treguar për rregullat bazë, që ajo ka caktuar, për të katër fëmijët:

– Shërbëtorëve u ndalohet të hyjnë në dhomat e fëmijëve të mi,  për t’i sistemuar ose për të larë enët

– Është e ndaluar, t’u kërkosh shërbëtorëve të të sjellin një gotë ujë ose lëng

– Ata (djemtë) duhet t’i shërbejnë vetë vetes

– Ata (djemtë) rregullojnë dhomat dhe lodrat e tyre, lajnë enët dhe i shërbejnë vetes së tyre

– Lojrat ose dhuratat, janë gjithashtu të ndaluara, përveç festës së Bajramit dhe ditëlindjes

– U është bërë me dije, se suksesi në shkollë dhe studimet, janë vetëm për të mirën e tyre

– Është fatkeqësi, që një djalë të rritet i varur nga gruaja, nëna ose motrat!

Këshilla ime: Mos e bëni ju, atë që fëmija është në gjendje ta bëjë vetë, sepse kështu i mësoni varësinë në vend të mbështetjes në vetvete dhe me këtë, e bëni fëmijën të varur nga tjerët.

Për shoqërinë, mos rritni njerëz që varen nga nëna, gruaja, motra. Puna dhe vetëshërbimi në shtëpi, nuk është handikap… Handikap është varësia nga tjerët, për gjërat që mund t’i kryeni vetë.

 

Madhëria e saj, mbretëresha Rania, është e martuar me mbretin Abdullah II Husein ibn Al të Jordanit. Ata kanë 4 fëmijë: princ Huseini, princesha Iman, princesha Salma dhe princi Hashem. Rania Al-Abdullah ka lindur në Kuvajt, në një familje palestineze. Më vonë, ajo u shpërngul në Jordani, për të punuar, ku u takua dhe me princin Abdullah. Që nga martesa e tyre në vitin 1993, Rania i është përshtatur kodit të veshjes dhe traditave të kombit të saj, ashtu si shumica e njerërve, por pa përjashtuar stilin e saj.

Mbretëresha është bërë e njohur për punën në përkrahje të arsimit, shëndetësisë, rinisë, dialogut kulturor etj. Në një prej intervistave të saj, që mbeti gjatë në kujtesë, ajo thekson se “është nder dhe privilegj, të ketë mundësinë për të bërë një ndryshim, një ndryshim cilësor në jetën e njerëzve – dhe kjo është përgjegjësia ime, për të bërë maksimumin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista me konteshën Apponyi

“Mësoj shqip sapo gjej pak kohë të lirë”