Përfaqëson një simbol sa popullor, aq edhe universal që paraqet jashtëzakonisht shumë domethënie përmes kulturave dhe feve të ndryshme. Simboli nuk i përket vetëm një kulture, ai është përdorur në të gjithë botën për shekuj e shekuj. Pema mitike konsiderohet gjithandej një simbol i shenjtë, me një rëndësi të veçantë në filozofitë fetare dhe shpirtërore. Edhe pse Pema e Jetës simbolizon shumë gjëra të ndryshme, në shumë kultura hasen tema të përbashkëta. Qofshi një lexues i zjarrtë i teksteve fetare, një admirues i mitologjisë, një admirues i Brad Pitit, apo thjesht kureshtarë, ndoshta jeni të njohur me konceptin e Pemës së Jetës. Sepse Pema e Jetës ka pasur një mori historish, simbolesh dhe kuptimesh në rrjedhën e kohës dhe, përmes kulturave, degë të shumta të historisë së saj ofrojnë të vërteta komplekse rreth natyrës. Nëse shqyrtohen më nga afër mënyrat, në të cilat Pema e Jetës shfaqet në mbarë botën, mund të kuptojmë më mirë se si kjo pjesë e natyrës ka arritur një staturë të tillë në shoqërinë tonë dhe vazhdon të jetë një simbol kaq i njohur dhe i adhuruar nga shumë./Konica.al
Rrëfimi më i vjetër i Pemës së Jetës përmendet në Gjenezën 2:8-9, ku përshkruan Kopshtin e Edenit – atje quhet burimi i jetës së përjetshme, për t’u rishfaqur në librin e fundit të Biblës, “Zbulesat”, si pjesë e një kopshti të ri të parajsës.
Mitologjia kelte e zhvilloi këtë ide, duke i përshkruar degët që kapin qiellin, mbretërinë e perëndive, ndërsa rrënjët nguliten në thellësinë e tokës, duke e ankoruar pemën në mbretërinë tokësore. Së bashku, pema shndërrohet në urëkalimi dhe përçuese midis vullnetit të botës hyjnore dhe të vdekurve që jetonin poshtë. Roli i pemës si dhuruese dhe mbrojtëse e jetës ka luajtur gjithashtu, një rol të rëndësishëm. Zogjtë, insektet dhe kafshët e vogla strehoheshin në degët dhe trungun e saj, ashtu si njerëzit në mot të keq. Pemët u jepnin njerëzve dru për të bërë shtëpi dhe mjete, dru zjarri për t’u ngrohur, për të gatuar ushqimin dhe për të sterilizuar ujin për ta bërë të pijshëm.
Një pemë e tillë ekziston dhe gjendet në shkretëtirën e Bahreinit. Quhet Shajarat-al-Hayat dhe, çdo vit, mbi 50 000 turistë shkojnë në shkretëtirë për ta soditur. Skulptura, paraqitja, kryevepër e artit antik dhe bashkohor: të gjithë flasin për të, për pemën e jetës. Edhe në Shkrimet e Shenjta, kjo pemë e veçantë ka një vend nderi; e pranishme nga Gjeneza tek Apokalipsi, konsiderohet simboli i jetës par ekselencë. Dhe kështu, për shekuj, njerëzit kanë menduar nëse ekziston vërtet një shembull i gjallë i aftë të mishërojë këtë ikonë shpirtërore të vendosur në qendër të panteonit të besimit të tyre. Në ditët e sotme, simbolika e pemës është shumë e rrënjosur, nga e cila rikuperohen kryesisht aspektet më folkloristike dhe mitologjike, edhe pse, në traditën e krishterë, ajo mbetet ende një ikonë e besimit. Por, a ekziston vërtet pema e jetës? Përgjigja është po, dhe vjen direkt nga Bahreini. Ajo ndodhet pikërisht në mes të shkretëtirës, midis malit Fumo dhe Manama, një pemë nga gjenezat antike lartësohet drejt qiellit. Mosha e saj është rreth 400 vjet, nuk është pema me jetë më të gjatë në botë, kjo është e dukshme, por ajo që është e mahnitshme në lidhje me këtë ekzemplar, është fakti se ajo u rrit në një terren të thatë, të shkretë dhe pa bimësi. Ja ashtu, nga hiçi, në mes të shkretëtirës së Bahreinit, ajo duket njëlloj si një mirazh, që jeton dhe prosperon për shekuj me radhë, me dhjetëra metrat e saj lartësi. Të shumtë janë ata që identifikojnë tek ai ekzemplar, pemën e përmendur në shkrimet e shenjta, deri në atë pikë sa banorët e rajonit e quajtën Shajarat-al-Hayat, që do të thotë Pema e Jetës. Sipas besimit popullor, pema u mboll këtu, më 1583, për të treguar vendin ku fillimisht ka qenë Parajsa Tokësore. Pikërisht nga kjo tokë, do të lulëzonte për të mbërritur deri në ditët tona, me gjithë simbolikën dhe mjerimin që e rrethon./Konica.al
Në fakt, shpjegimi i ekzistencës dhe mbijetesës së Shajarat-al-Hayat është më pak enigmatik, sesa mund të mendohet. Në të vërtetë, toka në të cilën rritet ekzemplari, një Prosopis cineraria, ndodhet vetëm 10 metra mbi nivelin e detit. Ajri i lagësht i zonës, gjithashtu e ndihmon për të grumbulluar ujin e nevojshëm dhe, jo shumë larg pemës, ka disa liqene dhe disa pemë të tjera.
Përkundër këtyre detajeve, Shajarat-al-Hayat njihet botërisht si pema e jetës dhe spektakli që ajo shpalos, para mijëra turistëve që shkojnë çdo vit është gjithsesi shumë sugjestionues dhe pothuajse mistik.
Kuptimi metafizik i Pemës së Jetës është i qartë, duke treguar se çdo qenie është një fëmijë i Universit, me të drejtën për të ekzistuar dhe përgjegjësinë për të qenë vetvetja. Meqenëse metafizika lidh botën natyrore me botën shpirtërore, Pema e Jetës në këtë rast përfaqëson një pemë familjare kozmike, duke demonstruar lidhje midis njerëzve dhe të kaluarën, përfshirë këtu ku njerëzit kanë vdekur, janë ndarë dhe ribashkuar./Konica.al