MENU
klinika

Kapet autori, gjendet makina dhe arma

Detaje nga ekzekutimi/ Kush ishte Niko Goro?

17.10.2020 - 09:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro, është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit. Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë.

Nga burimet mësohet se autorë dyshohet të kenë qenë 4 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një furgon, kur njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me breshëri kallashnikovi. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, disa km larg, është arritur kapja e autorit. Ai është Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që është gjetur arma e krimit dhe furgoni ” Volksëagen”, 7 vëndesh. Bëjnë me dije se autori nuk ka qenë i maskuar.

Nisur nga skema se si është ekzekutuar 51-vjeçari mendohet të kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar ku shënjestra ka qenë pikërisht ai. Zona është e pajisur me kamera sigurie, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, si edhe identifikimin e autorëve.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Niko Goro, është kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai ka në pronësi të tij bar-kafe, vila dhe hotel që mbajnë mbiemrin e tij. Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe motra e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes së biznesmenit në Himarë. Ai është Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë.

“Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Armand Xhelili mëson se është gjetur disa km larg vendit të ngjarjes, jashtë Himarws, furgoni që kanë përdorur autorët. Mësohet gjithashtu se është gjetur edhe arma e krimit.

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi ekzekutimin e biznesmeni në Himarë.

“Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN