MENU
klinika

Finalizimi i një misioni të rrezikshëm

Sonda e NASA-s, “takim” të shpejtë me një asteroid

20.10.2020 - 11:32

Një anije hapësinore amerikane do të përpiqet të finalizojë një mision të rrezikshëm, atë të marrjes së kampionëve nga shkëmbi i një asteroidi.

Sonda Osiris Rex do të ulet në objektin me diametër 500 metra, të njohur si Bennu për një kontakt që nuk do të zgjasë më shumë se disa sekonda. Por gjatë kësaj manovre, anija do të lëshojë gaz mbi sipërfaqe dhe me pak fat do të mund të marrë pluhur ose gurë për t’i sjellë në Tokë.

Qëllimi është që të merren të paktën 60 gramë, por shkencëtarët dhe inxhinierët që punojnë me misionin e NASA-s besojnë se sonda mund të sigurojë një kg ose edhe më shumë. Nëse kjo ndodh do të përbënte marrjen e kampionit më të madh jashtëtokësor që kur astronautët e Apollos morën shkëmbinj nga Hëna 50 vite më parë.

Kontakti me asteroidin Bennu do të ndodhë rreth orës 22.15 të së mërkurës kur ai dhe sonda do të jenë rreth 330 milionë kilometra larg Tokës.

E gjithë procedura do të jetë e automatizuar.  Bennu është një objekt i mahnitshëm dhe ka përmasat e Empire State Building.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”