MENU
klinika

"Shpirti i revolucionit"

Testamenti: letra e lamtumirës nga Che Guevara, fëmijëve të tij…

20.10.2020 - 13:16

        Nga Che Guevara

Të dashur Hildita, Aleidita, Camilo, Celia dhe Ernesto

Nëse e lexoni këtë letër një ditë, do të thotë se nuk jam më gjallë. Vështirë se do të më kujtoni dhe më i vogli mes jush, do të më ketë harruar plotësisht.

Babai juaj, ishte një njeri që veproi ashtu siç mendonte më mirë dhe ishte absolutisht besnik ndaj bindjeve të tij. Rrituni si revolucionarë të mirë. Studioni shumë për të zotëruar teknikën, që ju bën të zotëroni natyrën.

Mos harroni, se, është Revolucioni, që është i rëndësishëm dhe se, secili prej nesh, i kapur veçmas, nuk vlen asgjë. Mbi të gjitha, kini shpirtin e ndjeshëm ndaj çdo padrejtësie, kundrejt gjithkujt kudo në botë./Konica.al

I juaji gjithmonë, fëmijët e mi. Shpresoj të shihemi përsëri.

Një puthje e madhe e fortë, nga babi.

Ernesto Guevara u martua tri herë dhe kishte gjashtë fëmijë.

Martesa e parë ishte me Hilda Gadea, më 18 gusht 1955, në Meksikë. Ata kishin një vajzë, të quajtur Hilda Beatriz Guevara Gadea (1956-1995), e lindur më 15 shkurt 1956.

Che, u divorcua nga Hilda, më 1959.

Martesa e tij e dytë, ishte me Aleida March Torres, më 9 qershor 1959, në Havana, Kubë. Ata patën katër fëmijë.

Aleida Guevara March, lindur në 17 nëntor 1960.

Camilo Guevara March, lindur në 20 maj 1962.

Celia Guevara March, lindur në 14 qershor 1963.

Ernesto Guevara March, lindur në 14 shkurt 1964.

Che Guevara pati dhe një djalë me Lidia Rosa Lopez, Omar Pérez, lindur më 19 mars 1964.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Musolini tek Hrushovi, periudha 1930-1991

16 personalitetet që vizituan Shqipërinë


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen