MENU
klinika

Rama: Duhet të dilni nga greva që të bisedojmë

Naftëtarët: I lutemi Ramës të japë një zgjidhje!

21.10.2020 - 09:59

Në ditën e shtatë të grevës, gratë janë më të vendosura se kurrë për të mos u dorëhequr nga dy kërkesat e tyre, pagat e prapambetura dhe fillimin e punës. Ata thonë se do rezistojnë deri në fund.

Sakaq, pas grave deputete e diplomateve, apeli i tyre i sotëm shkon për kryeministrin Edi Rama. Kujtojmë se dy ditë më parë Rama tha se ishte i gatshëm të ulej e bisedonte me to, por deri tani s’ka asnjë shenjë për ndonjë bisedim të mundshëm.

“Sot jemi më të rënduar, me siklet, e kam thënë dhe do e them që nuk do të tërhiqemi deri sa të plotësohen kërkesat tona, rrogat dhe rifillimi i punës. Unë do bëj sakrificë deri në fund. Deri tani nuk ka asnjë reagim, i lutem kryeministrit t’i japë një zgjidhje sa më parë”.

“Asnjëherë, do vazhdojmë deri në fund. Lodhja është e madhe, por ne nuk dorëzohemi, asnjë reagim asgjë, jemi shumë të lodhur, dhimbje trupi. kemi kërkuar ndihmën e mjekut. Do vij tani. Kërkojmë një zgjidhje, presim një reagim, presim një përgjigje, është dita e shtatë, jetë të sëmura. Ne nuk tërhiqemi se i kemi konsumuar të gjitha, arritëm deri këtu, morëm këtë vendim, s’kishim rrugëzgjidhje tjetër. Gjendja po rëndohet, s’kemi zgjidhje tjetër”, shprehen naftëtarët.

Sakaq, Rama ka reaguar dhe thotë se hallin e naftëtarëve nuk e ka shkaktuar qeveria dhe nuk zgjidhet me presion e ultimatume. Në rrjetin social “Twitter” Rama i bën thirrje që të ndërpresin grevën dhe të ulen të bisedojnë. Ai thotë se qeveria s’ka shkop magjik, por vullnet për të lehtësuar situatën.

“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.”- shkruan Rama

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Po jetojmë në një muaj të dhimbshëm”

Gratë greviste shpërthejnë në lot/ Apel për ambasadoren Kim

"Kemi punuar në helm e acid, kërkojmë gjakun e derdhur!"

Dita e tretë e grevës/ Gratë e Ballshit të revoltuara me Ramën


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier