MENU
klinika

Dhimbja neuropatike

Sëmundjet që shkaktojnë dhimbje nervore

15.10.2018 - 22:22

Perceptimi i dhimbjes ndryshon te secili individ; janë përdorur terma të tilla, si: prerje me thikë, pickime, ndjesi djegie, ndjesi shpimi dhe përshkrime të tjera. Dhimbja nervore e vështirëson përditshmërinë tuaj, por në shumicën e individëve mund të zvogëlohet në mënyra specifike. Dhimbja nervore quhet edhe dhimbje neuropatike. Dhimbja nervore është zakonisht për shkak të nervave të dëmtuar që dërgojnë sinjale të rreme dhe që shkaktojnë dhimbje kronike.

Gjithashtu, sinjalet nuk mund të funksionojnë për të regjistruar dhimbjen e lidhur me një lëndim nga ndjenja normale që përjeton ky nerv.

Jo të gjitha dëmtimet nervore sjellin dhimbje. Edhe pse nuk mund të jetë e dhimbshme, mpirja zakonisht rezulton në uljen e ndjeshmërisë së ndjenjës së prekjes, që mund të ndërhyjë në zhdërvjelltësine e duarve. Kjo mund të vështirësojë në disa veprime; si në shtypje, lidhjen e këpucëve apo në luajtjen e një instrumenti muzikor.

Disa dhimbje nervore janë më të rënda gjatë natës dhe si rezultat, individi mund të ketë vështirësi në gjumë.

Kjo humbje e gjumit mund të shkaktojë probleme të tjera, kështu që njerëzit me këtë lloj dhimbjeje nervore duhet të konsultohen me mjekun për të marrë trajtimin e duhur.

Reduktimi / humbja e ndjenjës së kontaktit mund të jetë e rrezikshme për një pacient, sepse ajo ndikon në ekuilibrin dhe forcën e muskujve. Pacientë të tillë duhet të jenë të kujdesshëm në lëvizje, sepse mund të rrezikojnë që të rrëzohen.

Edhe pse disa dëmtime nervore mund të shkaktojnë mpirje në vend të dhimbjes, mpirja mund të maskojë dëmtimin e ekstremiteteve të traumatizuara, përmendim këtu këmbët. Individët me këtë lloj dëmtimi nervor mund të përfitojnë të bëjnë rregullisht ekzaminimin e gjymtyrëve të tyre për dëmtime të mundshme të anashkaluara.

Dhimbja nervore shpesh është progresive, sidomos nëse shkaku kryesor (për shembull, diabeti) nuk trajtohet.

Përparimi i zakonshëm i dhimbjes nervore është se ajo fillon nga truri dhe palca kurrizore dhe përhapet drejt krahëve dhe këmbëve. Me trajtim të përshtatshëm, përparimi mund të ndalet.

Mjeku juaj ju ndihmon të diagnostikoni problemin duke kontrolluar dhimbjet nervore. Ju ndihmoni mjekun tuaj  duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të bëra (lloji i dhimbjes, kohëzgjatja dhe se si ka ndryshuar mënyra e jetesës) kjo përcakton shkakun e dhimbjes dhe në kështu bëhet i mundur trajtimi.

Megjithëse disa njerëz zhvillojnë dhimbje nervore, shkaqet e të cilës janë të panjohura dhe tek disa të tjerë dhimbja zhvillohet nga një problem i caktuar shëndetësor, siç janë: diabeti, herpesi ose kanceri.

Trajtimi i sëmundjeve të tilla është shumë i rëndësishëm sepse në mënyrë indirekte mund të reduktojnë ose të ndalojnë dhimbjen. Megjithatë, me anë të medikamenteve përkatëse është e mundur të trajtohet dhimbja që i shoqëron këto sëmundje, ndërkohë që bëjnë edhe trajtimin e vetë semundjes.

Disa njerëz me dhimbje nervore i përgjigjen trajtimeve të tjera të quajtura trajtime komplementare, natyrore ose alternative. Për shembull, akupunktura mund të ndihmojë disa individë, ndërsa shtesat dietike (si vitamina B-12) mund të ndihmojnë të tjerët. Sidoqoftë, ju dhe mjeku juaj duhet të diskutoni përdorimin e këtyre trajtimeve dhe shtesave dietike për t’u siguruar që nuk ndërhyjnë në terapitë e tjera mjekësore që mund të përdorni njëkohësisht.

Ilaçet kundër dhimbjeve janë shpesh barnat e para për të reduktuar ose ndaluar dhimbjet nervore. Komponentët mund të përfshijnë medikamente anti-inflamatore josteroidal (NSAIDs) ose acetaminophen. Këtu mund të përfshihen: kremi, xheli, pomada, vaji ose spraj, që aplikohen mbi lëkurë në sipërfaqen e dhimbshme.

Ka shumë ilaçe të ndryshme që mund të ndihmojnë për të zvogëluar dhimbjen nervore. Ato variojnë nga ilaçet e fuqishme, që përdoreshin fillimisht për depresion, por që kanë efikasitet edhe në zvogëlimin e dhimbjeve nervore. Megjithatë, disa prej këtyre barnave me recetë mund të jenë problematikë, kështu që ju dhe mjeku juaj duhet të gjeni një plan trajtimi që rezulton për ju efikas, pa ju shkaktuar efekte anësore.