Pas dhënies fundit të bojkotit nga Liga Profesioniste e Futbollit, teksa skuadrat do të zbresin në fushë ditën e diel, për të luajtur raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, përshëndet fundin e bojkotit, të cilin ai e konsideron absurd, ndërkohë që nxit një tjetër grup t’i japë fund grevës së nisur prej ditësh…
“E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën! Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati.”
E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati.
— Edi Rama (@ediramaal) October 29, 2020