1 Favorizon gjumin
Kryerja e aktivitetit fizik favorizon çlodhjen duke përmirësuar ritmin gjumë-zgjim falë çlirimit të endorfinës. Por është e rëndësishme të mos kryhet aktivitet fizik para gjumit.
2 Ul stresin
Aktiviteti fizik është një anti-stres i fuqishëm dhe një anti-depresiv natyral!
3 Përmirëson vetëvlerësimin
Me rritjen e aftësive fizike rritet edhe vlerësimi për veten dhe krijohet ndjesia që mund të bëni shumë më tepër, që mund të kërkoni akoma më shumë nga vetja juaj.
4 Përmirëson kujtesën
Aktiviteti fizik, falë oksigjenimit të mirë, stimulon zonat që mbulojnë vëmendjen dhe kujtesën.
5 Lufton kapsllëkun
Aktiviteti fizik, duke favorizuar aktivitetin dhe lëvizjen e muskujve të barkut si dhe aktivitetin intestinal, ndihmon të luftojë kapsllëkun. Është e kuptueshme që aktiviteti fizik duhet shoqëruar më një dietë të shëndetshme dhe të ekulibruar!