Gjatë muajit qershor, çifti i njohur Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë.
Prej atij momenti, Klea ka ndarë detaje nga shtatzënia dhe ardhja në jetë e Krid, megjithatë është kujdesur t’i ruajë gjithmonë portretin të voglit. Së fundmi Klea ka ndarë sërish një detaj të pazbuluar më parë, teksa është kthyer pas në kohën kur Krid ishte akoma në barkun e saj.
“Këtë muzikë të Chopin mami ta vinte çdo mbrëmje dhe çdo mëngjes kur ti ishe akoma te barku mamit shpirt. Vetëm ato nëna që e kanë kaluar vetë këtë moment më kuptojnë pse lotoj sa herë e dëgjoj këtë muzikë dhe shikoj Krid! Nuk di sa të dua o krijesë e imja”, shkruan Klea krahas videos ku ledhaton dorën e vogëlushit.