MENU
klinika

Kombëtarja U-19

Shqipëri e dobët, Norvegjia na lë në fund

16.10.2018 - 16:05

Ndonëse ndeshjet janë zhvilluar në vendin tonë, Kombëtarja shqiptare U-19 e drejtuar nga Erjon Bogdani nuk ka marrë asnjë pikë në 3 ndeshje për kualifikueset e Kampionatit Europian, duke mbetur e fundit. Një ecuri e dobët e kuqezinjve të kësaj moshe.

Kuqezinjtë U-19, pasi janë mposhtur nga Ukraina dhe Sllovakia më parë, sot janë mundur 0-1 në Durrës nga Norvegjia, e cila ka siguruar vendin e dytë vetëm falë golaverazhit dhe kalon më tej.

Një gabim i bërë në mbrojtje në minutën 30-të u shfrytëzua nga nordikët, që realizuan përmes Botheim. Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultatin minimal 0-1 dhe gjithë ndeshje ishte në favor të Norvegjisë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

SHQIPËRI U19 – NORVEGJI U19     0-1

31′ Bothaim

SHQIPËRIA: Alia, Ismajlgeci, Pjetri, Isufi, Doda, Rama, Lakti (82′ Frroku), Çelhaka (74′ Koci), Gkertsos (56′ Halili), Karica, Nezha. Trajner: E. Bogdani.

NORVEGJIA: Klaeson, Evjen, Sandberg, Fredriksen, Ugland (87′ Rosler), Bothaim (78′ Larsen), Stenevik, Kristensen, Daland, Solbaken, Tagseth (87′ Bildoj). Trajner: P. Johansen

Kartonë të verdhë: Çelhaka / Ugland, Kristensen, Solbaken

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuqezinjtë e pësojë në fund

Kombëtarja U-19 humbet ndeshjen e parë