MENU
klinika

Statistikat e Izrael-Shqipëri

Ja pse Kombëtarja nuk e meritonte të humbte

16.10.2018 - 18:10

Nëse ka një ndeshje që Kombëtarja shqiptare nuk e meritonte të humbte, është ajo e fundit ndaj Izraelit në transfertë, ku kuqezinjtë u mundën 2-0. Vërtet për të ardhur keq, sepse Shqipëria ka bërë një nga ndeshjet më të mira, sidomos në transfertë.

Kritikat e tifozëve, por edhe të disa specialistëve të futbollit duken të nxituara kur thonë se Kombëtarja ishte e dobët. Statistikat e ndeshjes flasin për një dominim total të kuqezinjve, që nga gjujatjet në portë, goditjet e këndit përqindja e mbajtjes së topit dhe shifra të tjera.

Duke e krahasuar me ndeshjen që Shqipëria bëri në “Elbasan Arena” dhe fitoi 1-0 ndaj Izraelit, në transfertë kuqezinjtë, për habi, kanë luajtur më mirë. E vërtetë, në fund vlen rezultati, por loja kurrsesi nuk mund të kryqëzohet. “Konica.al” ju paraqet më poshtë statistikat e ndeshjes dhe gjykoni vetë.

Të paktën Shqipëria meritonte 1 pikë. Dhe nëse fati do të kishte qenë me të besuarit e Panuccit, ndoshta Kombëtarja nuk do të merrte kaq shumë kritika. Keqardhja për humbjen është e madhe, por nganjëherë nuk duhet nxituar në gjykim…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN