“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si të parandaloj daljen e puçrrave?
Mjeku: Mbani fytyrën të pastër: pavarësisht nëse keni apo jo puçrra fytyre është e rëndësishme të lani fytyrën 2 herë në ditë në mënyrë që të hiqni të gjitha papastërtitë, qelizat e vdekura të lëkurës dhe yndyrën. Larja e fytyrës më shumë se 2 herë në ditë nuk është domosdoshmërisht e dobishme.
Shmangni produktet që e bëjnë lëkurën të ashpër: mundohuni të shmangni larjen e fytyrës me sapun ose sfungjer. Mjafton ta lani atë me ujë të rrjedhshëm dhe me duar. Përdorni gjithmonë peshqir të pastër.
Përdorni hidratues: hidratimi i lëkurës është një aspekt shumë i rëndësishëm, në mënyrë që të shmangni tharjen e lëkurës dhe daljen e puçrrave. Përdorni krem me përbërje bimore ose vaj kokosi.
Përdorni produkte specifikisht për puçrra: këto lloje produktesh nuk kanë nevojë për recetë. Vendosni një sasi të vogël produkti mbi puçrra në mënyrë që ato të zhduken plotësisht.
Mos përdorni shumë produkte kozmetike: mundohuni të zgjidhni produkte pa kimikate dhe pa ngjyrues. Zgjidhni produkte që janë të emëruara si “noncomedogenic”, që do të thotë se nuk shkaktojnë puçrra fytyre.
Shikoni produktet që keni vënë në flokë: shmangni aromat, vajrat, pomadat, ose xhelin. Në qoftë se ato do të kenë kontakt me fytyrën mund të bllokojnë poret dhe do të irritojnë lëkurën tuaj. Përdorni shampo dhe balsam me përmbajtje të butë bimore.
-Shmangni prekjen e fytyrës me duar: kjo gjë mund të ndikojë në përhapjen e baktereve dhe mund të irritojë lëkurën e fytyrës.
-Mos u ekspozoni shumë në diell: rrezet ultravjollcë të diellit mund të rrisin inflamacionin dhe skuqjen. Disa kremra dielli mund të ndikojnë në formimin e puçrrave.
-Mos hani ushqime si çokollata apo ëmbëlsira sepse nxisin daljen e puçrrave.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.