MENU
klinika

Po i përdorin imazhin

Shpërthen Ibra: Po bëjnë pará me fytyrën time

23.11.2020 - 20:47

Mbrëmë shënoi dy gola në Napoli dhe i dha fitoren skuadrës së tij Milan, por fati i keq që u dëmtua dhe duhet të qëndrojnë minimalisht 10 ditë larg. Por Zlatan Ibrahimoviç është tërbuar me dicka tjetër.

Ai akuzon kompaninë e famshme të video-lojrave “EA SPORTS FIFA”, teksa ka shpërthyer nëpërmjet një statusi në “Facebook”, duke e shigjetuar këtë të fundit që kanë përdorur imazhin e tij për të përfituar para. Ibra i ka cilësuar këto fakte si manovra të çuditshme.

“Kush i dha FIFA EA SPORTS lejen të përdorin emrin dhe fytyrën time? FIFPro? Unë nuk jam në dijeni që të jem anëtar i FIFPro dhe nëse jam, më kanë vendosur aty pa ndonjë njohuri të plotë dhe me ndonjë manovër të çuditshme.

Dhe është e sigurt që nuk kam lejuar FIFA apo FIFPro që të bëjnë para duke më përdorur. Dikush po përfiton nga fytyra dhe emri im pa asnjë marrëveshje, ka ardhur koha të hetojmë”, shkruan Ibra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”