MENU
klinika

Serie A, Java 8

Ibra mbetet fantastik, Milan mban kreun

22.11.2020 - 22:44

Edhe njëherë tjetër këtë sezon Zlatan Ibrahimovic tregon se vitet janë thjesht një numër. Suedezi shënoi dy golat e fitores së Milanit në Napoli, në suksesin 1-3, në një transfertë të vështirë. Kuqezinjtë mbajnë kreun.

Zlatan Ibrahimovic ndezi sfidën Specialiteti? Me kokë! Krosim perfekt nga Theo Hernandez dhe Ibra që devijon aty ku duhet, duke kaluar edhe Koulibaly. Milani në avantazh dhe me meritë pas disa rastesh të tjera në minutën e 20-të. 0-1 pjesa e parë.

Goli i dytë personal pas super asistit të Ante Rebic në 54’. Krosim dhe te shtylla e dytë ku e depoziton në rrjetë. Goli i dhjetë në 6 ndeshje në Serie A këtë sezon, pasi dy ka munguar. Fantastik suedezi, që më vonë zëvendësohet. Në 95’, Milan shënon edhe golin e tretë me Hauge.

Sfidë e çmendur në “San Paolo”. Napoli ngushton diferencën pasi Kessie humbet top. Mertens përfiton brenda zone dhe mposht Donnarumma në 63’. Por, pas dy minutash, Theo Hernandez niset rraketë dhe Bakayoko e ndal, duke marrë kartonin e dytë të verdhë, si pasojë i kuq. Milan mbron avantazhin në fund.