MENU
klinika

Serie A, Java 8

Inter përmbys Torinon, Roma nuk fal, kryeson Sassuolo

22.11.2020 - 16:59

Vërtet interesante nisja e këtij sezoni në Serie A, teksa pas javës së tetë kryeson Sassuolo, që fitoi sot 2-0 në Verona ndaj skuadrës vendase. Inter përmbys 3-2 në shtëpi ndaj Torino, ndërsa Roma e zgjidhi që në pjesën e parë 3-0 ndaj Parmës.

Zikaltërit bashkojnë një paraqitje jo edhe fort të mirë për 1 orë lojë me një paraqitje të mbushur me zemëratë dhe vendosmëri për pjesën tjetër. Askush nuk mund të besonte që deri në minutën e 55 të pjesës së dytë, Torino do të ishte dukë udhëhequr 2-0 në “San Siro”.

Ekipi granata realizon në fund të pjesës së parë me anë të Zaza, që mori vendin e Belottit sot, ndërsa në të dytën vjen penalltia e shkaktuar nga Young. Më pas përmbysja e madhe, sepse në xhiron e 3 minutave, djemtë zikaltër gjejnë golin e parë me anë të Sanchez dhe të dytin me Lukakun duke çuar shifrat në 2-2.

Sikur të mos mjaftonte, vjen penalltia e fituar nga Hakimi në sajë edhe të VAR në të 84 dhe Lukaku nuk fal nga pika e bardhë për 3-2. Në fund, ka gëzim edhe për Lautaro Martinez, që i shërbyer nga Lukaku perfket brenda zone nuk fal dhe mbyll pokerin në një pasdite të çmendur.

 

Roma ka mundur 3-0 Parma-n dhe ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Protagonisti absolut i ndeshjes së luajtur në Olimpico ka qenë Mkhitaryan, autor i dy golave. Verdhekuqtë janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes së kampionatit italian me 17 pikë, vetëm një larg vendit të parë

Një vend i parë që mbahet përkohësisht nga surpriza Sassuolo, që ka tuar 2-0 në transfertë kundër Verona-s falë golave të Boga-s dhe Berardi-t. Fiton edhe Bologna, që ka mposhtur 2-1 Sampdoria-n në transfertë.