MENU
klinika

Kujtimet e Kastriot Dervishit

Bastet sportive, historiani sjell skedinat e 90’

17.10.2018 - 15:06

Në vendin tonë para viteve ’90 ishte e ndaluar të luhej lloto, baste sportive apo të kishte kazino. Megjithatë, ende pa u rrëzuar sistemi komunist, bastet sportive u legalizuan. Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të mbyllur të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë elektronike, ka sjellë jo pak reagime te qytetarët të cilët janë ndarë në dy pjesë.

Shumë prej tyre, janë të mendimit që këto duhet të mbyllen dhe është vendim i duhur, ndërkohë që një pjesë është kundër këtij vendimi. Një nga historianët dhe ish-drejtori i Arkivit të Shtetit njëkohësisht, Kastriot Dervishi ka treguar se skedinat ishin që në kohën e fundit të komunizmit.

Ai ka ruajtur edhe një foto të një skedime, e cila në atë kohë kishte emrin “Konkursi i Parashikimeve Sportive”.

“Në tetor 1990, pas disa vitesh ndalese të lotarive nga qeveria komuniste, nisi shitja e këtyre skedinave që u kamufluan me emrin ‘konkursi i parashikimeve sportive’. Erdhi ky veprim sepse dukuria e fshehtë e lotarive me kampionatin italian të futbollit ishte bërë masive. Shteti synonte ligjërimin, një sjellje ndryshe, kontrollin dhe vjeljen e fitimit financiar.

Skedina luhej me kampionatin shqiptar të futbollit, kryesisht kategorinë e parë, por futej ndonjëherë edhe e dyta, gjysma pjesësh, si dhe nga basketbolli e volejbolli. Kam ruajtur nga ajo kohë 2-3 skedina, si provë e një kurioziteti njerëzor, të vetmet, pasi kurrë nuk i kam ndjekur këto lojëra në vitet që pasuan, me gjithë llojet e emrave që ato patën”, – rrëfen historiani Dervishi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN