Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit. Ata janë përfolur për një ndarje të mundshme dhe e gjitha nisi për shkak të disa shenjave në rrjete sociale. Tuna hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i Tian, të birit, duke e bërë nga Tian Patris Berisha në Tian Sejdi. Madje ajo e hoqi Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.
Menjëherë pas këtij veprimi reagoi Robert Berisha, i cili publikoi një video të Tianit dhe Renee-s duke luajtur bashkë. “Tian Berisha, Renee Berisha”, shkroi Roberti duke treguar se të vegjlit do të kenë gjithmonë mbiemrin Berisha.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Patrisi së fundmi, duke konfirmuar në një lloj mënyre zërat për ndarje nga Tuna. Patris ka publikuar në Instagram një video me djalin, ku të dy shihen duke u puthur me njëri-tjetrin. “Tian Patris Berisha”, ka shkruar ai duke ju rikujtuar edhe një herë të gjithëve emrin që mbante më parë i biri në Instagram dhe që do të mbajë gjithë jetën.
Pas postimit ka ardhur dhe një koment nga Roberti, që ka shkruar: “Përgjithmonë”.
Ndërkohë kujtojmë se Prive ka raportuar se Tuna ka lëvizur drejt Shkupit bashkë me djalin e saj, ndërsa Patrisi jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit.